Guardiola, ide e re e Brazilit

Zhgënjimi i Brazilit në Olimpiadën e Londrës ka bërë që selektorit Mano Menezes t’i lëkundet karrigia. Popullariteti i tij ka rënë dukshëm në vend, kështu që pritet që Federata e Futbollit të Brazilit të marrë vendim për shkarkimin e tij nga Seleçao.
Sipas të përditshmes katalunas Sport, ndër kandidatët për ta zëvendësuar Menezesin është edhe Pep Guardiola, i cili pasi e mbylli ciklin, ndoshta të papërsëritshëm me Barcelonën, është transferuar me familje në New York, për ta bërë një pauzë.
Trajneri spanjoll ka paralajmëruar se do të rikthehet pas një viti, kështu që kjo do të ishte periudhë ideale për Brazilin, para fillimit të Botërorit 2014.