E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori 2014, votohet emri i topit

Pasionantët e futbollit brazilianë mund të vendosin për emrin e topit që do të përdoret në Kampionatin Botëror ‘Brazili 2014’, i cili do të zhvillohet pas dy vjetësh.

Në fakt, kompania gjigante e veshmbathjeve, Adidas, e cila prodhon edhe topa të futbollit, ka vendosur në dispozicion tri propozime: Bossa Nova, Carnavalesca o Brazuca. Sipas kësaj kompanie, kjo është hera e parë në histori të Botërorëve që emri i topit zgjidhet nga publiku.

Topi i përdorur dy vjet më parë në Afrikën e Jugut quhej Jabulani, që do të thotë ‘Festë’, në gjuhën Zulu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›