Liverpooli konsideron huazimin e Sahinit

Liverpooli e ka ndërmend të përfitojë nga situata jo e mirë e krijuar për Nuri Sahinin në Real Madrid, duke e huazuar mesfushorin turk për një sezon.
Ish futbollisti i Borussia Dortmundit ka përfunduar në bankinë, pasi që në përbërjen e parë luajnë Sami Khedira e Xabi Alonso, prandaj largimi i tij është më shumë se i mundshëm. Duket se menaxheri i Reds, Brendan Rodgers ka shprehur interesim për përfaqësuesin turk.
“Ne kemi nevojë për disa përforcime, që ta kemi një sezon më të mirë sesa vitet e kaluara”, deklaroi trajneri anglez. Së fundmi, Sahin është ‘poshtëruar’, duke u vendosur në krahun e majtë të mbrojtjes.