E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona preferon të punojë në Kinë

Gjatë një vizite bërë Pekinit, Diego Armando Maradona i ka treguar objektivat e tij të ardhshëm. Pasi u nda nga ekipi Al Wasl, ku pati eksperiencë zhgënjyese, legjenda e futbollit argjentinas dhe atij botëror planifikon të punojë në Kinë.

“Dëshiroj të punoj këtu. Do më pëlqente të kontribuoj në zhvillimin e futbollit në Kinë”, ka thënë ish selektori i Argjentinës. Pra, ish futbollisti i Argentinos Juniors, Boca Juniors, Barcelona, Napoli, Sevilla dhe Newell’s Old Boys mund ta marrë në dorë shumë shpejt ndonjë ekip kinez.

Për dallim nga karriera e bujshme si lojtar, atij nuk i kanë ecur punët mirë në zejen e trajnerit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›