E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez, një armë më tepër

Pas fitores 5-0 ndaj Parmës, realizatori i dy golave, sulmuesi i Interit Diego Milito ka komentuar edhe ardhjen e mundshme të bashkëkombësit të tij argjentinas Carlos Tevez në Giuseppe Meazza.

Tevez thuhet se është shumë pranë transferimit te Nerazzurrët dhe Milito e mirëpret atë. “Tevez? Është një kampion i madh dhe do të ishte një armë më tepër. Por, klubi është ai që vendos për këto gjëra. Këtë pyetje duhet t’ia bëni drejtorëve Branca dhe Ausilio, ata janë përgjegjës për blerje e jo unë” tha Milito për Sky Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›