E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez, përsëri probleme me Cityn

Manchester City vazhdon të ketë probleme me sjelljet e Carlos Tevezit. Rasti i fundit është fakti se sulmuesi argjentinas ka shkuar në shtëpinë e tij në Argjentinë pa marrë leje.

Sipas tabloidit ‘The Sun’, ish kapiteni i Cityt është dashur të paraqitej në stërvitje të mërkurën, por kishte refuzuar të kthehej nga Amerika e Jugut.

27 vjeçari kishte kërkuar që të kthehej në shtëpi gjatë periudhës kur luajnë kombëtaret, por ishte refuzuar nga drejtuesit e klubit. Kështu që ai e ka marrë rrugën drejt Argjentinës të hënën, duke thyer rregullat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›