E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez pezullohet edhe për katër javë?

Carlos Tevez mund të pezullohet edhe për katër javë të tjera nga Manchester City, pas përfundimit të hetimeve rreth refuzimit të tij për të luajtur.

Tevez ishte pezulluar për dy javë për shkak të incidentit në ndeshjen ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, por ai thuhet se do të kthehet në stërvitje të enjten, kur të përfundojë i tij dënimi.

Sipas The Sun, zyrtarët e Cityt përpiqen të gjejnë mënyrë për të penguar Tevez të rikthehet në klub, me një kërkesë drejtuar Asociacionit të Futbollistëve Profesionist, që ai të pezullohet për gjashtë javë të tjera.

Klubi po ashtu dëshiron ta ndëshkojë lojtarin me ndalim pagese për gjashtë javë, që do t`i kushtonte argjentinasit një milionë paund.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›