Isa Mustafa në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë kërkesë zyrtare për t’u bërë anëtare e familjes së madhe të Partive Popullore Evropiane dhe është në rrugë të mirë që këtë synim të saj ta realizojë me sukses.
Për më tepër, LDK-ja përmes një kumtese thekson se përherë ka mbajtur relacione të ngushta me këto parti, nga të cilat ka pasur përkrahje të plotë në veprimtarinë e saj politike.
Kohë më parë, vetë kryetari Wilfried Martens (ish-kryeministër i Belgjikës), në takim me drejtuesit e LDK-së, ka pohuar mbështetjen e tij të parezervë për anëtarësimin e LDK-së në Unionin e Partive Popullore Evropiane.
LDK më tutje thekson se vende të Bashkimit Evropian kanë president ose kryeministra që u takojnë Partive Evropian Popullore, ndikimi i të cilëve në skenën politike evropianë është shumë i rëndësishëm.