Thaçi: Kosova, atdheu i të gjithëve

Me vënien e një guri themeli në një shtëpi serbe ka filluar sot projekti shumetnik i ndërtimit dhe rinovimit të shtëpive të komuniteteve të ndryshme në komunën e Novobërdës, në rajonin lindor të Kosovës.
"Kosova është atdhe i të gjithëve, e ardhmja është e sigurt dhe e përbashkët për të gjithë", tha kryeministri Hashim Thaçi në ceremoninë e vënies së gurit të themelit. Sipas Thaçit ky është një projekt plotësisht i financuar nga qeveria e Kosovës, në mënyrë që njerëzve t'u krijohen kushtet më të mira për jetesë dhe për një perspektivë më të mirë.
Në fshatin Bostan të komunës së Novobërdës do të ndërtohen 29 shtëpi, 18 për komunitetin serb, të tjerat për shqiptarë dhe romë.
Në Paketën Ahtisaari është parashikuar zgjerimi i komunës aktuale të Novobërdës, që me pesë komuna të reja do ta ketë shumicë të popullatës komunitetin pakicë serb.