E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi:Po punohet për njohje të reja të pavarësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi tha se institucionet e vendit po punojnë intensivisht për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës. Në mbledhjen e qeverisë, zoti Thaçi, i ka vlerësuar pozitivisht aktivitetet në procesin e njohjes së Kosovës.Ai tha se në këtë aspekt, Kosova e ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara, të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të personaliteteve të njohura ndërkombëtare."Kosova po ndërtohet si një shtet normal demokratik, multietnik me perspektivë të sigurt për të qenë pjesë e NATO-s edhe BE-së", tha kryeministri Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›