E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Inovacioni dhe teknologjia, tashmë janë realitet në Shqipëri

08-10-2011 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte sot e ftuar e veçantë në promovimin e nismës së një grupi të rinjsh shqiptarë për zhvillimin e teknologjisë, inovacionit në Shqipëri. Projekti që synon nxitjen e mëtejshme të teknologjisë elektronike në edukim, arsim dhe fusha të ndryshme zhvillimi në vendin tonë, është pjesë e netëorkut ndërkombëtar TED, i krijuar që në vitin 1984. Kryetarja e Kuvendit duke përgëzuar të rinjtë organizatorë, tha se e ardhmja është teknologjia, inovacioni, që tashmë në Shqipëri janë realitet. Topalli vlerësoi faktin që të rinjtë shqiptarë janë konkurrues të denjë në teknologjinë e inovacionit, si sfidë kryesore në kohët e globalizmit. Në sajë të teknologjisë, ne kemi informacion për të udhëhequr zgjedhjet tona. Fatkeqësitë natyrore, terrorizmi, energjia, konkurrenca globale, ekonomia kanë lidhje me shkencën, teknologjinë, matematikën, inxhinierinë. Inovacioni është një ëndërr që bëhet fakt, një mundësi dhe një vizion që konkretizohet. Apple të bën të ndihesh unik sepse kur përdor teknologjinë e avancuar, ndjen se i takon dhe i përket një komuniteti të privilegjuar. Po të shikojmë zhvillimet globale të viteve të fundit, të dekadave të fundit, GDP globale është rritur 5-6 herë më shumë, në sajë të zhvillimit të teknologjisë. Në sajë të një horizonti tjetër, njerëzore përmes idesë, besimit, forcës, energjisë e ka spostuar më përtej, për shkak të zhvillimit dhe në tërësi të një netëork dhe teknologjie të jashtëzakonshme që në një farë mënyre ju bënë ju të rinj të brezit tuaj në të gjithë botën, por edhe ne, që të bëhemi pjesëmarrës në një komunitet të inovacionit”, tha ajo. Duke shtuar se teknologjia çon përpara zhvillimin, prosperitetin, çon përpara zhvillimin e ekonomisë. “Në sfidat e sotme të globalizmit ne duhet të jemi të parët. Dhe është fakti që TED-Tirana ndodhet sot këtu në Shqipëri, aty ku i takon. Një vend që për shkak të shtresave të saj sociale, të një popullsie të re, të një energjie dhe vizioni të jashtëzakonshëm adapton ndër të parët teknologjitë e fundit. Në fund të fundit informacioni na drejton secilin prej nesh, që të bëjmë zgjedhjet tona në jetën e përditshme. Të gjithë ne, bashkë jetojmë nën një qiell, por secili prej nesh kemi horizonte të ndryshme. Ejani së bashku t’i shtyjmë më përtej këto horizonte dhe të rinjtë shqiptarë e bëjnë këtë më mirë se kushdo tjetër”- përfundoi ajo.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›