Thaçi: Festat kombëtare do t‘i kremtojmë si më parë
Debati për heqjen e festës së 28 Nëntorit nga kalendari i festave zyrtare të Kosovës ka ngjallur debate tejet të ashpra. Miratimi i projektligjit u shty në Kuvend për të premten, ndërkohë që një komision "ad hoc" është mbledhur dhe ka vendosur t‘i vendosë sërish këto festa, por me emra të ndryshuar. Burime të "Shqip" pranë qeverisë thanë se në projektligjin për festat zyrtare do të futen edhe tri festa kombëtare. Në vend të festës së Flamurit Kombëtar që do të mbahet më 28 nëntor, kosovarët po këtë ditë do ta festojnë një festë me emrin "Dita e trashëgimisë etnike". Data 12 qershor, që për kosovarët simbolizon ditën e çlirimit nga serbët, dhe hyrjen e trupave të NATO-s tani do të festohet si "Dita e Falënderimeve" dhe dita e dëshmorëve që jo zyrtarisht ka qenë 6 marsi, tani do të festohet me emrin "Dita e veteranëve". Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë kërkon të shpërndajë përgjegjësinë në të gjithë klasën politike. Ai thotë se kjo është pjesë e marrëveshjes që ka bërë Ekipi i Unitetit dhe se megjithatë, festat kombëtare do të festohen në Kosovë.
Zoti Kryeministër, qeveria e Kosovës miratoi një projektligj që hoqi festën kombëtare të 28 Nëntorit. Pse gjithë ky nxitim për heqjen e festës së flamurit nga festat zyrtare?
Gjithçka është punuar në një bashkëpunim të ngushtë nga i gjithë spektri politik kosovar. Kjo çështje është diskutuar dhe është punuar në Ekipin e Unitetit prej gjithë spektrit të koalicionit aktual të partive opozitare aktuale dhe gjithashtu të njerëzve që kanë qenë në Ekipin e Unitetit, që sot nuk janë pjesë e Parlamentit të Kosovës dhe përfaqësues të shoqërive civile. Është punuar në Ekipin Strategjik ku janë të përfaqësuar gjithë spektri politik opozitar dhe ai qeverisës dhe i koalicionit aktual, është proceduar prej grupit strategjik në Qeverinë e Kosovës, qeveria e ka proceduar në Kuvend, Kuvendi do të thotë fjalën e vet. Është autoriteti suprem që është obligativ për të gjithë. Askush nuk pretendon dhe nuk ka të drejtë të mohojë festat e kremtimet kombëtare, as ditën e lirisë as flamurin kombëtar, as të çlirimit, as të përkujtimeve.
Por nëse nuk institucionalizohen këto festa të rëndësishme, lënia jashtë ligjit është një lloj mohimi apo jo?
Në çdo kohë dhe rrethanë ne do t‘i festojmë kremtimet tona kombëtare, do t‘i respektojmë, do të avancojmë historinë, kulturën dhe traditat kombëtare, por gjithmonë duke punuar në emancipimin dhe kultivimin e demokracisë qytetare në avancimin e përkushtimit tonë për ndërtimin e shtetit sovran demokratik dhe shoqërisë multietnike. Sot, Kosova është shtet i shqiptarëve dhe i komuniteteve të tjera, është shtet i qytetarisë bashkëkohore dhe që punon me përkushtimin më të madh për respektimin e të drejtave e të gjithë qytetarëve të Kosovës me të drejta afirmative edhe për minoritarët, prandaj askush nuk do të shkojë në drejtim të mohimit, por vetëm të respektimit dhe të institucionalizimit të drejtave kombëtare e qytetare.
Fakti që nuk institucionalizohen apo i lihet vullnetit të qytetarëve mund të çojnë drejt zbehjes së tyre. A ju frikëson kjo gjë?
Asgjë nuk do t‘i mbetet rastësisë, gjithçka do të rezultojë nga vendimi unik i institucioneve të Republikës së Kosovës, nga Parlamenti i Kosovës dhe simbolet kombëtare do të respektohen në Kosovë, festat do të festohen, por gjithashtu, do të kemi edhe festat shtetërore. Duhet kuptuar se Kosova është shtet i pavarur dhe shtet demokratik. Dhe veç i kemi simbolet shtetërore, do t‘i kemi edhe festat shtetërore dhe kulmi i historisë së Kosovës është 17 shkurti, dita e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, fillimi i njohjeve ndërkombëtare dhe nxjerrjes së Kushtetutës. Ne kemi obligim të gjithë, pa dallim e obligim, por edhe qytetarë implementimin e pakos së "Ahtisarit" në përputhshmëri me të cilën është shpallur edhe Republika e Kosovës. Tani çdo veprim i shpejtë për implementim të këtij dokumenti nënkupton vazhdimin e njohjeve nga bota ndërkombëtare. Çdo ngecje në këtë implementim nënkupton edhe ngecje në pavarësinë e Kosovës. Institucionet e Kosovës duhet të marrin vendim të qëndrueshëm, vendim të thellimit të partneritetit me komunitetin ndërkombëtar të respektimit të vlerave kombëtare dhe avancimit të identitetit shtetëror.
A ua kanë kërkuar ndërkombëtarët heqjen e festës së flamurit dhe festën e Dëshmorëve në Kosovë. Sa i fortë ka qenë presioni i tyre?
Kjo çështje ka qenë në Ekipin e Unitetit, është vendim i ekipit të Unitetit kjo çështje, është diskutuar në grupin strategjik ku janë të përfshirë të gjitha partitë politike është sjellë si projektligj në qeverinë e Kosovës, ka ndodhur ai debati është proceduar dhe askush nuk pretendon për t‘i larguar simbolet kombëtare apo festat kombëtare do të jenë të përdorueshme edhe festat e simbolet kombëtare përgjithmonë në Kosovë.
Por pse të mos lejohen festat kombëtare kur lejohen festat fetare si p.sh Pashkët e serbëve etj?
Të gjitha simbolet dhe festat kombëtare, të të gjitha komuniteteve janë të lejuara.
Kohëve të fundit ka përpjekje nga disa elemente në opinionin publik në Kosovë për të krijuar idenë se identiteti kosovar është më i rëndësishëm se identiteti shqiptar. Ky vendim i fundit i ndërmarrë nga qeveria e Kosovës a do të thotë se ju pajtoheni me këta zëra?
Ky nuk është vendim i qeverisë është propozim i ish-ekipit të unitetit i grupit strategjik politik i të gjitha partive politike që i ka ardhur qeverisë, qeveria e ka proceduar dhe tash do të merr vendimin, qeveria është para një akti të kryer. Unë i kuptoj zërat aty këtu opozitarë që janë pajtuar me ekipin e unitetit më herët dhe që janë pajtuar me ekipin strategjik, ndërsa tash pretendojnë të bëjnë zhurmë, por deficitin e askujt nuk mund ta mbuloj fushata pretenduese elektorale. Kosova do të marrë vendime historike për ndërtimin e shtetit modern, duke avancuar gjithmonë të drejtat tona kombëtare e shtetërore. Kosova është vendi i shqiptarëve shtetas të Kosovës, vend i serbëve shtetas të Republikës së Kosovës, është vend i komuniteteve të tjera, turqve, boshnjakëve, ashkalinjve që janë shtetas të Kosovës.
Por identitetin kosovar, ju personalisht e vini mbi identitetin kombëtar?
Unë jam shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, e ruaj dhe kultivoj identitetin kombëtar dhe punoj fuqishëm në emancipimin dhe fuqizimin e identitetit shtetëror, nuk dua të bëj ngatërresa mes identitetit kombëtar dhe atij shtetëror. Kosova është shtet i demokracisë qytetare.
Ndryshimet
Në vend të festës së Flamurit Kombëtar që do të mbahet më 28 nëntor, kosovarët po këtë ditë do ta festojnë një festë me emrin "Dita e trashëgimisë etnike". Data 12 qershor, që për kosovarët simbolizojë ditën e çlirimit nga serbët, dhe hyrjen e trupave të NATO-s tani do të festohet si "Dita e Falënderimeve"