E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi telin e korrentit, kapet adoleshenti

Shitja e metaleve për skrap ka vënë në shënjestër të vjedhësve linjat e bakërta të furnizimit me energji elektrike. Në Shkozet të Durrësit, një adoleshent është kapur në flagrancë, duke këputur e vjedhur telin e bakrit të linjës së furnizimit që kalon nëpër këtë lagje periferike të qytetit bregdetar. Burimet policore bënë të ditur se 17-vjeçari A.I, lindur në Kukës dhe banues në Shkozet, u arrestua në flagrancë për vjedhje dhe shkatërrim të rrjetit elektrik, ndërsa janë shpallur në kërkim dy personat që ishin bashkë me të. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u bllokua sasia e telit të bakrit e prerë nga linja. Pas kësaj, grupet e punës të filialit elektrik kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të riparuar dëmin e bërë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›