Thaçi: Maqedonia rrezikon krizë etnike
Shkup -Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni Menduh Thaçi ka paralajmëruar se ligjet diskriminuese ndaj shqiptarëve mund të çojnë në një krize etnike në Maqedoni. Deklaratat e Thaçit u bënë gjatë një konference, ku u deklarua vendimi për të paditur në Gjykatën Kushtetuese ligjin për natalitetin, qe diskriminon gratë shqiptare.
“Asnjë faktor politik shqiptar nuk ekziston qe te mbroje te drejtat e shqiptarëve”-deklaroi Thaçi, duke akuzuar BDI-në në pushtet për aprovimin e ligjit antinjerëzor dhe antishqiptar. Sipas tij, partia shqiptare në pushtet nuk ka asnjë ndikim në polici, e cila po ushtron represion dhe po arreston shqiptarët.
Deklaratat e Thaçit janë kundërshtuar menjëherë nga zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti, cila i është kundërpërgjigjur reagimeve të Forumit të Gruas të PDSH-së lidhur me ligjin për stimulimin e natalitetit.
“Ligji në fjalë është pjese e Strategjisë Nacionale për rritjen e natalitetit, të cilin e ka miratuar Qeveria e koalicionit VMRO-DPMNE dhe PDSH”, tha ajo.