E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiq: Nëse dështon EULEX-i do të ndërhyjmë në OKB

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq Beograd, 26 Dhjetor, 10:26, NOA - Në rast se misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë nuk do të kryejë punën e vet në fushën e sundimit të ligjit, autoritetet në Beograd do të ndërhyjnë në Kombet e Bashkuara, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.

Duke theksuar se Serbia do të shikojë punën e EULEX-it, Tadiq ka thënë se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka detyruar misionin e BE-së për bashkëpunim me institucionet shtetërore të Serbisë.

Duke shtuar që autoritetet në Beograd do të bashkëpunojnë me EULEX-in, presidenti serb ka nënvizuar se ky është një mision teknik i cili është neutral ndaj statusit.

Tadiq ka thënë se negociatat për statusin e Kosovës do të vazhdojnë përherë, sepse siç ka thënë ai “është e domosdoshme të gjendet zgjidhje e qëndrueshme e cila do të garantojë stabilitetin në rajon”.

Sipas presidentit serb “disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kurrë nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës sepse në këtë mënyrë mbrojnë interesat e veta nacionale dhe integritetin territorial”.

a.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›