UNMIK do të ketë ende zyrë në Kosovë
Prishtinë -UNMIK, edhe pas transferimit të kompetencave tek misioni civil evropian EULEX dhe tek qeveria e Kosovës, do të ketë ende një zyrë ndërlidhëse për sundimin e ligjit, që sipas zyrtarëve të misionit të KB në Kosovë, do të ndihmojë në zgjidhjen e rasteve të ndërlidhura me qeveritë apo institucionet që nuk e njohin Kosovën e pavarur.
"Do të jetë një zyrë ndërlidhëse e UNMIK ut për sundimin e ligjit. Kjo do të veprojë atëherë kur UNMIK u duhet të luajë ndonjë rol kur kemi përballje ndërkombëtare me qeveritë që nuk e njohin Kosovën, me Interpolin, me Tribunalin e Hagës. Por, mbase do të ketë ndonjë rol edhe në çështjen e personave të zhdukur"- ka deklaruar zëdhënësi i UNMIK ut, Rasel Giki.