E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon kriza në industrinë japoneze të makinave

Foto Arkiv Tokio, 26 Dhjetor, 10:32, NOA - Dhjetëra prodhues japonez të automjeteve së shpejti do të mund të bashkëngjiten dhe të formojnë tre kompani të mëdha si përgjigje e recesionit botëror, kështu ka deklaruar presidenti i "Suzuk"-it, Osama Suzuki.

Ai propozoi që industria japoneze e makinave të konsolidohet në "tresh të madh".

"Toyota", prodhuesi më i madh japonez i makinave parashikon humbje të parë në periudhën prej 71 vjet, ndërsa rivalja "Honda" për shkak të shitjes së zvogëluar parashikon rritje më të vogël të profitit në vitet e ardhshme. "Suzuki" muajin e kaluar e zvogëloi prodhimin për 10 për qind për shkak të rënies së kërkesës në Japoni dhe jashtë vendit.

Aksionet e prodhuesve japonez të automjeteve këtë vit shënojnë rënie të madhe - "Toyota" - 54 për qind, "Honda" - 51 dhe Suzuki" - 65 për qind.

Parashikohet se shitja e automjeteve në Japoni do të zvogëlohet në vitet e ardhshme dhe do të arrijë nivel më te ulët në 31 vitet e fundit, për shkak të druajtjes nga papunësia dhe recesionit ekonomik.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›