E Shtunë, 31 Tetor 2026

Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit prioritet i Qeverisë

Shkup - Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi dhe shefi i ri i OSBE-së Luis Hoze Herero gjatë takimit së bashku kanë konstatuar se zgjedhjet e marsit janë të rëndësishme për Maqedoninë dhe se duhet të ndërmerren të gjitha masat që këto zgjedhje të kalojnë në atmosferë të qetë dhe demokratike. Ademi në takim e ka njoftuar ambasadorin e OSBE-së për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa ambasadori Herero tha se OSBE-së mbështet dhe do të ndihmojë implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Zëvendëskryeministri e ka njohur Hereron se implementimi i këtij dokumenti është njëra nga pesë prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë. Ai ka bërë të ditur për analizën e cila është duke u përgatitur për Marrëveshjen e Ohrit që do të publikohet së shpejti, për përfaqësimin adekuat të shqiptarëve dhe pjesëtarëve të bashkësive tjera etnike në institucionet dhe administratën shtetërore. Abdylaqim Ademi ka thënë se implementimi i Marrëveshjes kornizë është i rëndësishëm për Maqedoninë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në familjen evropiane dhe se nga implementimi i këtij dokumenti përfitojnë të gjitha bashkësitë etnike në vend. Lajm/Start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›