E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza: 'Marrëdhëniet ndërmjet Përfaqësuesit të ICO dhe Gj. Kushtetuese'

Prishtinë - Në tryezën “Marrëdhëniet ndërmjet Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar dhe Gjykatës Kushtetuese”, n/kryetari i AKR Ibrahim Makolli tha se prej shpalljes së pavarësisë e deri më sot kemi dëshmuar se jemi të paaftë për të ndërtuar institucione demokratike, në interes të qytetarëve të vendit dhe kjo mund të jetë arsye e zgjatjes së mandatit të ICO, ndërsa përfaqësuesi i ICO-së Steven Hill tha se ICO dhe Gjykata Kushtetuese, janë dy institucione të pavarura me mandate të ndryshme kohore.

Në tryezën “Marrëdhëniet ndërmjet Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar dhe Gjykatës Kushtetuese” u tha se çështja e Gjykatës Kushtetuese do të nxjerrë në pah edhe dallimet se a do të vlejnë vendimet e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar apo ato të gjykatës, ndërsa fakti se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës është trashëguar edhe Rezoluta 1244 atëherë ngatërresat do të jenë evidente. Kujtim Kërveshi nga Instituti për Drejtësi tha se Gjykata Kushtetuese do të ketë kompetencë të merret vetëm me çështje të Kushtetueses ndërsa jo edhe ato që prekin Pakon e Ahtisarit:

Steven Hill, nga Zyra e ICO-së tha se ky mision në Kosovë është përkohësisht dhe fakti se emërojnë tre përfaqësues në gjykatë nuk do të thotë se do të ketë probleme dhe divergjenca.
Duke folur për marrëdhëniet ICO dhe Gjykatës Kushtetuese, Hill pohoi se janë dy institucione të pavarura me mandate të ndryshme kohore.

“Janë dy institucione tërësisht të pavarura. Janë dy institucione që funksionojnë në kuadër të një sistemi, që janë themeluar për të formësuar pavarësinë dhe shtetin e Kosovës. Janë dy institucione me mandate tërësisht të ndryshme”, ka theksuar z Hill.

Ndërsa, Ibrahim Makolli, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, tha se tha ICO dhe Gjykata Kushtetuese janë dy institucione të ndryshme, por që kanë pikëtakime. Makolli morri si shembull problemin e emërimit të anëtarëve të afërt partiakë në bordet e ndërmarrjeve publike, ku është dashur ndërhyjë faktori ndërkombëtar për të penguar një praktikë të tillë. rtk

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›