Fatmir Sejdiu anulon vizitën në Shkup
Prishtinë -Më në fund, presidenti i Kosovës, ka marrë një vendim të guximshëm. Kreu i shtetit, Fatmir Sejdiu ka anuluar vizitën e paralajmëruar për këtë të enjte në Maqedoni. Vendimi erdhi, pasi presidenca maqedonase, nuk ka organizuar një takim zyrtar, por thjesht një takim pune. Duket se loja e Gjorgje Ivanov, me presidentin e Kosovës, ka marrë më në fund një përgjigje të merituar.
“Ndërkohë, meqenëse pala maqedonase e ndryshoi karakterin e vizitës zyrtare, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e anuloi vizitën në Republikën e Maqedonisë, të planifikuar për datën 28 maj 2009”-thuhet në reagimin e zyrës së presidentit të Kosovës.
Nga ana tjetër presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka reaguar për vendimin e homologut kosovar, duke shprehur keqardhje për mos realizimin e kësaj vizite. “Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov është thellë i përkushtuar për kultivimin e marrëdhënieve të mira dypalëshe me fqinjët e Republikës së Maqedonisë ,si dhe për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal mes shteteve të Ballkanit”, thuhet në komunikatën për media.
Gjithashtu, theksohet se Presidenti Ivanov beson se marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Kosovës kanë potencial të madh dhe do të intensifikohen dhe thellohen në të ardhmen e afërt.