E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Nuk do ketë ndarje të Kosovës, serbët të ndalojnë deklaratat

PRISHTINË- Kryeministri Hashim Thaçi duke iu kundërpërgjigjur kërkesave të zyrtarëve serbë për ndarje të Kosovës kërkoi nga ata që t’i ndalojnë këto deklarata, pasi në të kundërtën sipas tij, kërkesat e Kosovës mund të jenë më të mëdha se të tyre.

Kryeministri Thaci këto komente i bëri sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku i garantoi qytetarët se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, ndryshim kufijsh apo cënim të integritetit.

Ai u bëri me dije mbështetësve të ideve anti historike, se pavarësia e Kosovës është minimumi i arritjeve dhe nëse sipas tij Prishtina hap tema të tilla atëherë Beogradi nuk do të mund t’i mbyllë kurrë.

Kreu i Qeverisë së Kosovës i bëri thirrje Beogradit që t’i tregojë qytetarëve të veriut të Mitrovicës se Kosova është vend i tyre dhe Prishtina kryeqytet i tyre.
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›