Veteranët e UÇK-së në ditën e 10 të grevës
PRISHTINE- Greva e veteranëve të UÇK-së ka vazhduar edhe sot, në ditën e dhjetë të saj.
Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, deklaroi për mediat kosovare se grevistët nuk kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës lidhur me kërkesat e tyre. Sipas tij, gjendja shëndetësore e disa grevistëve është rënduar.
“I kemi dy raste që janë shumë, shumë serioze. Kemi pasur vizita private të deputetëve, mirëpo zyrtarisht nuk kemi asnjë përgjigje. Sot, ishte Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht, e cila na njoftoi me një shkresë se i është drejtuar kryesisë së Kuvendit për debat lidhur me grevën e veteranëve të luftës”, tha Qeriqi për Radio Europa e Lirë.
Ai theksoi se grevistët nuk do të tërhiqen nga greva pa u plotësuar kërkesa për përshpejtimin e miratimit të Ligjit për veteranët e UÇK-së.
(m.a/BalkanWeb)