E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Paqja nga pavarësia, e pakthyeshme

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se dy vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka regjistruar një sërë progresesh, duke u kthyer në një vend të qëndrueshëm dhe me institucione efikase.
Në një shkrim të botuar në "EU Observer", Thaçi është shprehur se qeverisja e drejtuar prej tij ka qenë në nivelin e duhur dhe ka respektuar komunitetet e ndryshme sipas standarteve më të larta të përcaktuara në Kushtetutë.
Më tej Thaçi ka shtuar se Kosova është në pritje të vendimit të GJND-së, për të cilin ka shprehur bindjen se do të jetë në favor të qytetarëve kosovarë.
"Kosova është një rast sui generis dhe progresi i madh i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal si rezultat i pavarësisë është i pakthyeshëm", është shprehur Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›