E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Procesi i njohjeve të Kosovës do të vazhdojë

PRISHTINE- Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, kryeministri Thaci duke iu referuar njohjes që Malavi i bëri pavarësisë së Kosovës, u shpreh se procesi i njohjeve do të vazhdojë.Kryeministri Thaçi me këtë rast ka falenderuar Qeverinë e Republikës së Malavit për njohjen e Kosovës. “Pas përfundimit të procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, kjo njohje është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe se procesi i njohjeve të Kosovës do të vazhdojë me njohjet e reja”, u shpreh Thaçi. Ndërkaq, ministri i Jashtëm, Skender Hyseni ka thënë se argumentimi i Kosovës në gjykatë ka qenë shumëdimensional dhe absolutisht i plotë dhe i ndihmuar nga më tepër se 16 kombe të lira të botës që janë paraqitur për dëshmi gojore. “Kosova i mbetet konsekuent qëndrimit dhe besimit tek drejtësia ndërkombëtare dhe në paanësinë e këtij institucioni ndërkombëtar të drejtësisë”, ka thënë Hyseni. Kryeministri Thaçi në këtë mbledhje ka përshëndetur përfundimin me sukses të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. “Dëshiroj të theksoj se këto zgjedhje u vlerësuan lartë nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Kemi arritur standardin evropian dhe ky është sukses i shtetit të Kosovës”, ka thënë Thaçi. Thaçi para kabinetit të tij qeveritar ka prezantuar një deklaratë lidhur me krijimin e rrethanave të reja shumë favorizuese për respektimin e komuniteteve në Kosovë, por edhe raporteve ndër fqinjësore të mira që ka ndërtuar Kosova me të gjitha vendet e rajonit.(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›