E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: “Qeveria serbe, po aq negative sa Millosheviçi”



“Qeveria properëndimore e Serbisë është po aq e negative sa nacionalisti Sllobodan Millosheviç në raport me Kosovën”. Kështu është shprehur dje kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. “Në raport me Kosovën, Beogradi i sotëm nuk ka ndryshuar asgjë nga Millosheviçi. Duke u përpjekur që të dëmtojë integritetin e Kosovës, Serbia po ndjek mentalitetin e Millosheviçit", - ka deklaruar Thaçi. “Serbia nuk mund të ndjekë dy paralele, të përpiqet të bëhet shtet properëndimor dhe të kërcënojë sovranitetin e një shteti tjetër”, - ka shtuar kryeministri.
“Fytyra e Serbisë në Kosovë është gjenocidi. Serbia erdhi këtu para një shekulli me dhunë, mbeti këtu me dhunë dhe e la Kosovën duke kryer gjenocid”, - ka thënë kryeministri kosovar.

Izraelitët votojnë për Parlamentin e ri

Pas situatës të tensionuar izraelitët kanë votuar dje për Parlamentin e ri. Pjesëmarrja në votime ishte më e lartë se në zgjedhjet e vitit 2006 me gjithë motin e keq dhe parashikimet për të kundërtën. Sondazhet sugjeruan se rezultati do të jetë mjaft i ngushtë. Udhëheqësi i partisë Likud të opozitës, Binyamin Netanyahu, tha se partia e tij do të ketë një fitore të mirë.
Por rivalja e tij kryesore, udhëheqësja e partisë së qendrës, Partisë Kadima, Tzipi Livni, i është afruar atij sipas sondazheve në ditët e fundit. Ajo i bëri thirrje izraelitëve të votonin për shpresën dhe jo frikën. Sondazhet folën për një përkrahje të madhe për partinë e ekstremit të djathë, Izraeli Shtëpia Jonë, që drejtohet nga emigranti rus, Avigdor Lieberman. Kjo parti propagandon ndryshimin e kufijve të Izraelit, duke aneksuar disa nga vendbanimet hebraike që ndodhen në territoret e pushtuara në Bregun Perëndimor, në këmbim të kalimit te palestinezët të disa zonave në Izrael që banohen kryesisht nga pakica e konsiderueshme arabe. Do të duhen disa javë negociata deri në formimin e qeverisë së re në Izrael.

11 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›