E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci: Serbia na njohu, marreveshje historike

Nenshkrimi i marreveshjes mes Serbise dhe Kosoves eshte komentuar dje per mediat edhe nga dy kryeministrat, Hashim Thaci dhe Ivica Dacic. Kryeministri Kosovar u shpreh se pakti i arritur eshte njohje e shtetit te Kosoves dhe e integritetit territorial. Ndersa me tone normale ka qene dhe komenti i Kryeministrit serbe Dacic.

Kosova

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, me te dale nga takimi, marreveshjen e ka cilesuar si historike. “Ne sapo kemi nenshkruar marreveshjen e pare historike ndermjet shtetit te Kosoves dhe Serbise, me garancite e baroneshes Ashton. Kjo marreveshje eshte nenshkruar inicialisht mes dy kryeministrave te dy shteteve me garancine e baroneshes Ashton", tha Thaci. Ai shtoi se arritja e kesaj marreveshjeje “eshte njohje e Kosoves, e subjektivitetit nderkombetar, sovranitetit dhe integritetit territorial”. Thaci shtoi se marreveshja eshte baze per normalizimin e marredhenieve ne mes te dy shteteve. Thaci ka folur dhe per kritikat qe mund te kete ndaj marreveshjes. “Jemi te vetedijshem se do te kete njerez edhe ne Kosove edhe ne Serbi qe nuk do te jene te kenaqur me kete zgjidhje por kjo eshte zgjidhja me e mire e mundshme edhe per Kosoven edhe per Serbine edhe per rajonin dhe per Bashkimin Evropian", u shpreh dje Thaci. Ai shtoi se dy vendet jane te vendosur qe te zbatojme ne praktike kete marreveshje ne ditet e ardhshme, qe do te bejme marreveshjen per implementimin.

Serbia

Kryeministri i Serbise, Ivica Dacic ka deklaruar dje per mediat serbe se Beogradi nuk e ka pranuar dje per here te pare kete marreveshje. “Une kam vene firmen ne tekstin e propozuar, per pranimin ose refuzimin e te cilit te dyja palet do te deklarohen gjate diteve ne vazhdim", ka thene Dacic. Ai shtoi se ky tekst eshte gjithsesi me i pershtatshem sec kane qene propozimet e deritashme. Ai u shpreh se bashkesia e komunave serbe do te kete autorizime te medha, kur behet fjale per zgjedhjen e komandantit. “Selia e bashkesise do te jete ne veri te Mitrovices, do ta kete pronen e vet, xhirollogarine e vet, kuvendin, presidentin, nenpresidentin dhe keshillin, si nje forme qeverie”, tha Ivica Dacic.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›