Fier, banorët humbasin paratë e shpronësimeve
Banorëve të Fierit, pronat e të cilëve janë prekur nga investimet publike, u ka humbur e drejta e shpronësimit.
Shkak për këtë është bërë mosnjohja e mirë prej tyre e ligjit të shpronësimeve dhe rëndësisë që ka dokumentimi i pronësisë. Sipas të dhënave referuar zyrës juridike në bashkinë e këtij qyteti, nga 156 prona që pritej të shpronësoheshin, vetëm 32 prej tyre kanë fituar të drejtën për të vazhduar procedurat e shpronësimit. Bëhet e ditur se sipërfaqja që prekej nga ndërtimi i unazës së qytetit, shkonte në një total prej 7000 metër katrorë. E ndërsa humbja e së drejtës së shpronësimit ka irrituar tej mase banorët që preken prej saj. Luan Çala, shefi i zyrës juridike në Bashkinë Fier, ka pohuar se banorët nuk kanë respektuar afatin e përcaktuar për dorëzimin e dokumenteve të pronësisë. “Këta pronarë kanë pasur rreth një vit afat për të marrë certifikatën e pronësisë dhe nuk e kanë marrë”, ka pohuar ai. Sipas tij, humbja e të drejtës së shpronësimit ka ardhur si pasojë e moskorrektesës nga ana e qytetarëve.
Ndërtuesit
Këtë vit qeveria ka dyfishuar fondin e investime për rrugët. Por edhe pse rrugët kanë marrë pjesën e luanit në buxhetin e shtetit, përsëri realizimi në kohën e duhur i këtyre investimeve mbetet i rrezikuar për sa kohë që nuk i jepet një zgjidhje procesit të shpronësimeve. Burime nga shoqata e ndërtuesve kanë deklaruar se, nëse qeveria nuk zgjidh këtë problem deri në fund të muajit qershor, atëherë do të ketë një ngadalësim të investimeve për këtë vit, edhe pse ka një dyfishim të fondeve. “Ne hasemi me një tjetër problem, që janë shpronësimet dhe kemi disa probleme edhe me pushtetin lokal. Pikërisht janë këto faktorë që pengojnë realizimin e investimeve në kohën e duhur”, janë shprehur ndërtuesit. Sipas tyre, është e vërtetë që fondi për investimet në 2008 është dyfishuar, dhe kompanitë vendase të ndërtimit të rrugëve i kanë kapacitetet e duhura për t’i realizuar ato. Ndërkohë, edhe pse qeveria e ka përcaktuar fondin e shpronësimeve për pronarët që në fillim të vitit, përsëri mbyllja e këtij procesi është shumë problematik. Sipas Ministrisë së Transporteve, shkak për këtë janë problemet me titujt e pronësisë. Sipas tyre, në shumë prej zonave rurale, pronarët nuk kanë tituj pronësie, tokën e tyre nuk e kanë të regjistruar. Pikërisht si rrjedhojë e këtyre problemeve, procesi i shpronësimeve në disa zona ka ngecur. Realizimi në kohë i investimeve publike është pika kyçe e qeverisjes demokrate. Ndërtimi i rrugëve të reja ka qenë edhe një nga premtimet elektorale të qeverisjes demokrate. m.r/f.ç