Ferguson vazhdon në Man Utd

Nga Express më 08 maj 2011 në ora 15:22
Sir Alex Ferguson ka insistuar se do të mbetet në Manchester United edhe nëse përfundojnë sezonin me titullin e kampionit në Premierligë dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.
Nëse Djajtë e Kuq fitojnë titullin në Premierligë këtë sezon do të bëhen skuadra më e suksesshme në Angli me 19 tituj, një më tepër se Liverpooli.
Ndërsa thuhej se Ferguson mund të tërhiqet gjatë verës por skocezi ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Old Trafford.
“Do të jem këtu sezonin e ardhshëm”, deklaroi 69 vjeçari Ferguson i cili drejton Manchester Unitedin nga 1986.