E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacquiao mposht Mosleyn

Nga Express më 08 maj 2011 në ora 15:19

Manny Pacquiao nuk u shfaq në formën e tij më të mirë por ajo që tregoi ishte e mjaftueshme për të mposhtur Shane Mosleyn dhe mbrojtur titullin e kampionit të botës në kategorinë velter në versionin WBO në Las Vegas.

Pacquiao bëri një luftë të kujdesshme në MGM Grand Garden Arena por bëri mjaft për të ndalur 39 vjeçarin Mosley i cili u paraqit me taktikë defensive por që kurrë nuk shfaqi kërcënim të madh për kampionin.

Pacquaio fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve me rezultat 119-108, 120-108 dhe 120-107.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›