E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre të lënduar në Mitrovicë

Nga Express më 08 maj 2011 në ora 15:34

Tre persona janë lënduar në një përleshje masive që ka ndodhur mbrëmë në veri të Mitrovicës, ndërsa janë përdorur edhe armë zjarri, ka njoftuar Zëvendësi i drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Ergin Mediq.

Siç ka thënë ai, për shkak të përdorimit të armëve, një person i lënduar është mbajtur në spital, ndërsa një tjetër është arrestuar.

Sipas Mediqit, rasti është kualifikuar si vrasje në tentativë, mirëpo nuk është i motivuar etnikisht.

“Të gjithë të përfshirët në këtë rast janë nga territori i Zveçanit i veriut të Mitrovicës, ata edhe më parë përmes sjelljes prej huliganësh, kanë bërë vepra të tilla”, ka thënë Mediq për Evropën e Lirë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›