Oli Rehn viziton Kosovën
PRISHTINE-Për të dëshmuar mbështetjen për Kosovën, gjatë kësaj jave në Prishtinë do të qëndrojë Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oli Rehn. Njoftimin e bëri shefi i Zyrës civile ndërkombëtare në Kosovës, Piter Fejth.
Vizita përkon pikërisht në ditët kur Asambela e Përgjithshme e OKB-së do të mbajë debatin për nismën e Serbisë që përmes një rezolute të kërkohet mendimi i Gjykatës Ndërkombëtre të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Lidhur më këtë Fejth tha se është e drejtë legjitime e Serbisë që të kërkojë mendimin e gjykatës, por nisma sipas tij nuk është ndihmesë për rrethanat aktuale.
(d.b/BalkanWeb)