Gladbachu, i vendosur për Xhakën

“Jemi mjaft të interesuar. Djaloshit do t’i shkonin punët mjaft mirë me ne”, theksoi të hënën drejtori sportiv i klubit gjerman, Max Eberl, për mediet gjermane.
Ditë më parë, mediet gjermane shkruanin se drejtuesit e Monchengladbachut janë marrë vesh me 19 vjeçarin. Por, ata duhet të bisedojnë me Baselin për ta blerë kartonin e futbollistit.
“Ka shumë klube të interesuara për të, kështu që kemi konkurrencë të fortë. Tash duhet të bisedojmë me Baselin”, vazhdoi Eberl.
Për Xhakën interesim kanë shfaqur edhe dy klubet tjera gjermane; Hamburg e Bayern Munich; ato angleze; Manchester United, Liverpool, Chelsea e Arsenal si dhe skuadrat italiane Juventus e Milan.
Ndërsa klubi gjerman Monchengladbach ka shprehur interesim edhe për talentin tjetër kosovar Besnik Rrustemjan, i cili aktivizohet me ekipin suedez Kalmar.