Pacolli kërkon njohjen nga Jordania
Prishtinë - Kryetari i AKR-së, Bexhet Pacolli, priti në selinë e tij një Delegacion nga Parlamenti i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, të kryesuar nga kryetari i Komisionit parlamentar për ekonomi, Yosef Al-Karneh dhe anëtarin e këtij komisioni Khalil Alhajaj.Kjo vizitë është realizuar në kuadër të vizitave të këtij delegacioni në Kosovë, pas vizitës së Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, që i ka bërë shtetit Jordan, kohë më parë.Gjatë këtij takimi miqësor, Pacolli njoftoi gjerësisht parlamentarët jordanezë për rrjedhat politike në Kosovë dhe kërkoi njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.