Thaçi premton tolerancë zero ndaj korrupisonit
Prishtinë - Tolerancë zero ndaj krimit dhe korrupsionit do të jetë përgjigjja jonë ndaj të gjithë kundërshtuesve të rendit dhe ligjit. Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij në ceremoninë e diplomimit të njësisë speciale intervenuese të Policisë së Kosovës. Sipas shefit të ekzekutivit kosovar, “ata që provokojnë incidente dhe dhunë kudoqoftë në territorin e Republikës së Kosovës duhet të përballen me ligjin. Dhunës nuk do t’i përgjigjemi me forcën e dhunës por me forcën e ligjit. Kosova synon të jetë shoqëri e ligjit ku askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin”.
Ai shprehu përkushtimin e tij në ngritjen dhe avancimin të mëtejshëm të Policisë së Kosovës, gjithnjë duke siguruar polici shumetnike, demokratike, me një zinxhir të vetëm komandues dhe në pajtueshmëri me praktikat më të avancuara ndërkombëtare. “Në këtë ditë të rëndësishme, ju ftojë ju që të dëshmoni përkushtim dhe angazhim në kryerjen e misionit tuaj. Vetëm një polici e përgatitur mirë dhe e përkushtuar në shërbim të të gjithë qytetareve të vendit, do t’na sigurojë të ndihemi të qetë tani kur jemi të pavarur dhe kemi përgjegjësi për sigurinë e vendit tonë. Vetëm ashtu do te sigurohemi për një te ardhme të sigurt për shoqërinë tonë, për fëmijët tanë. Në këtë drejtim do të keni përkrahjen time të parezervë”, vijoi ai.