E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Kosova, më afër Mekanizmit të Stabilizim Asociimit

Prishtinë - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar se nuk duhej krijuar paragjykime të panevojshme dhe çdo incident të mos cilësohet më prapavijë politike, pa pasur rezultatin e hulumtimeve. Gjatë një takimi me Ambasadoren e Çekisë në Kosovë, Janina Hrebickova, vendi i së cilës mban presidencën e Bashkimit Evropian,atë për kontributin dhe mbështetjen që shteti i saj ka dhënë dhe vazhdon ti jep Kosovës.

Gjatë takimit Kuçi dhe Hrebickova kanë biseduar për shumë çështje që kanë të bëjnë më gjendjen e sigurisë në Kosovë, në veçanti për rrethanat aktuale të sigurisë në Mitrovicë.

Në takimin mes Kuçit dhe Hrebickovas u diskutua edhe për mënyrën e përfaqësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ambasadorja e Çekisë Hebickova theksoi që shteti i saj e ka vendosur Kosovën si prioritet në listën e takimeve dhe ngjarjet rajonale. Znj.Hrebickova potencoi gjithashtu se shteti çek është duke punuar në gjetjen e rrugës më të përshtatshme për të afruar Kosovën sa më shpejtë me Mekanizmin e Stabilizim Asociimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›