E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurir: Serbët të frikësuar nga KFOR-i dhe shqiptarët

Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 16:44

Prezenca e ushtarëve amerikanë të KFOR-t, të armatosur rëndë, ka shtuar frikën e serbëve që jetojnë në atë pjesë. Mediat serbe raportojnë se banorët lokalë serbë në veri frikohen nga “sulmet” e shqiptarëve dhe KFOR-it.

Në rrugët e bllokuara, në disa raste ka ndodhur që serbët të takohen me ushtarët e KFOR-it, që sipas medieve serbe, paqeruajtësit ishin të armatosur deri në dhëmbë dhe të cilët i kanë kërcënuar serbët se në rast të dhunës, do të përdoret forca.

“Ka frikë tek populli, tek fëmijët, gratë...po presim sulmin e dytë”, ka thënë Dragolub nga Leposaviqi për gazetën Kurir, ndërkohë ka shtuar se presin që shqiptarët të mos ndalen me kaq.

Për më tepër, dikush e krahason situatën me bombardimet e 1999-ës.

Pas marrjes nën kontroll të dy pikave kufitare në veri nga KFOR-i, këta të fundit kanë kërcënuar se në rast të tentimit të thyerjeve të këtyre pikave, KFOR-i do të përdorë edhe forcën.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›