Edhe një viktimë në trafik
Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 22:11
Rastet e aksidenteve në trafik nuk kanë të ndalur.
Kësaj radhe ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri veturave në fshatin Korroticë e Ulët në Drenas.
Si pasojë e këtij aksidenti, njëri nga ngasësit si pasojë e lëndime te marra ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion.