E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Kredibiliteti i Stefanovic është dëmtuar rëndë

PRISHTINË– Udhëheqësja e ekipit negociator të Prishtinës në dialogun me Beogradin, zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja për Integrim, Edita Tahiri ka bërë publike seështë në dilemë përsa i përket uljes në një tavolinë me Borisllav Stefanovic.

Në një intervistë për Kohën Ditore, kryenegociatorja kosovare ka pohuar se Stefanovic i është dëmtuar rëndë kredibilitetit përa i përsa i përket përfshirjes së tij në situatën e krijuar në veri të vendit.

“Sa i takon ndërhyrjes që është bërë nga ana e Serbisë ... ne mendojmë se ka qenë një veprim destruktiv dhe, për fat të keq, në kuadër të kësaj politike destruktive, Stefanovic ishte pjesë e kësaj veprimtarie të dhunshme, që për mendimin tim ka dëmtuar shumë kredibilitetin e tij si palë në bisedime”,- ka theksuar zëvendëskryeministrja Tahiri.

Ndërkohë Tahiri ka thënë se qeveria e Kosovës do të dalë me një qëndrim përfundimtar nëse do ta pranojë Stefanovic si përfaqësues të palës serbe në bisedimet që do të zhvillohen në Bruksel midis Prishtinës dhe Beogadit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›