E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet mërgimtari

Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 21:50

Një mërgimtar është grabitur, derisa ishte duke udhëtuar me veturën e tij nga Peja në drejtim të Prizrenit.

Sipas policisë, viktima është ndalur nga një automjet që i kishte dalë nga para dhe një tjetër nga mbrapa. Në atë moment shoferët e automjeteve kanë dalë nga veturat, derisa njeri me një pistoletë në dore ka grabitur viktimën, duke marrë nga ai kuletën me 2.300 euro dhe disa gjësende tjera personale.

Sipas viktimës, automjeti i grabitësit ishte i tipit GOLF IV ngjyra e zeze me targa të Tiranës. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›