KFOR-i amerikan "poshtëroi" zyrtarët e Beogradit
Ushtarët e KFOR-i kanë ndaluar mbrëmë rreth mesnate për gati një orë në pikën kufitare në Jarinje shefin e delegacionit serb në bisedime, Borko Stefanoviq dhe ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, raporton agjencia serbe lajmeve, Beta.
Ata kanë përshkruar kontrollin në pikën kufitare, në një trajtim të tyre si kriminel. Si lajmëron agjencia Beta, kur Stefanoviqi ju drejtua këmbë pikës së kalimit ushtarët amerikan të KFOR-it bënë gati pushkët dhe e urdhëruan “Kthehu prapa”. Stefanoviqi e ka vlerësuar sjelljen e ushtarëve amerikanë si trajtim të tmerrshëm që sipas tij nuk ekziston as në Irak, raporton Beta.
“Diçka e tillë me siguri nuk ekziston as në Irak, a ne nuk jemi armik i KFOR-it as i Serbisë”, ka thënë Stefanoviq.
Kurse sipas fjalëve të Bogdanoviqit “kjo sjellje nuk e nderon KFOR-in, e posaçërisht ushtarët amerikan”, por ai ka thënë se do ta përballojnë edhe kët ë poshtrim, nëse kjo është për të mirën e serbëve.