E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci:S' zmbrapsemido vemdonsim rendinnë Mitrovicë

PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaci dënoi sot sulmin ndaj deputetit serb në Parlamentin e Kosovës Petar Miletiç.

Ai tha se zhvillime të tilla në Mitrovicë po ndodhin pas hapjes së Zyrës për Shërbime Civile të Qeverisë së Kosovës në atë pjesë, por u zotua se Qeveria nuk do të zmbrapset nga pretendimet që të shtrijë pushtetin në atë pjesë.

“Në ditët e ardhshme pres dhe jemi duke punuar për hapjen e gjykatës në veri. Ky vendim i Qeverisë së Kosovës është kushtetues dhe ligjor, si dhe në pajtim me dokumentin e presidentit Ahtisari”.

“Ju ftoj të gjithëve për mbështetje të këtyre angazhimeve, në mënyrë që të mos politizohet ky proces. Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur dhe nuk do të kthehet prapa për as një milimetër”, theksoi Thaçi.
(s.g/europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›