E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare/ Laze: Krenar Alimehmeti, kthehu ne shtepi

Cudi shqiptare, por na pëlqejnë. Rikthehet në stolin e Elbasanit, askush tjetër përvec Krenar Alimehmetit. Është vetë presidenti Arben Laze që konfirmoi për televizioin informativ "Ora News" lajmin për votëbesimin e trajnerit të larguar vetëm pak orë më parë.
Drejtori teknik i Elbasanit, Artim Kovaci,kishte deklaruar për "Ora Sport" largimin e ish-trajnerit Krenar Alimehmeti nga bankina verdheblu, pas humbjes së thellë 3-0 të 2-herë fituesve të Kupës së Shqipërisë me Tiranën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës, duke përmendur edhe emrat e Ilirjan Filjes dhe Bujar Gogunjës.
Alimehmeti, i cili drejtoi ish-skuadrën e tij në fitoren 3-1 me Besën, që solli edhe shkarkimin e Sulejman Starovën, ishte një ndër tre trajnerët e mbijetuar. Alimehmeti ka arritur në 26 javë në drejtimin e Elbasanit 11 fitore, 9 barazime dhe 6 humbje.
Kjo është hera e tretë që një trajner i Superligës largohet nga detyra apo shkarkohet dhe rikthehet sërish. Më parë këtë gjë e kishte provuar Mirel Josa te Vllaznia dhe Gugash Magani te Shkumbini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›