E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, shpërthen pusi i naftës, panik te banorët

Është normalizuar në mëngjes situata në fshatin Veri të Fierit ku gjatë natës nga clirimi i gazit në një pus nafte janë dëgjuar shpërthime të forta. Ngjarja shkaktoi panik te banorët, banesat e të cilëve ishin vetëm 300 metra larg pusit të naftës. 

FIER- Një pus nafte shpërtheu mbrëmë në fshatin Veri të Fierit. Banorët tregojnë se shpërthimi i gazit në pusin e naftës ka qenë shumë i fuqishëm. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e prodhimit të naftës dhe falë ndërhyrjes së tyre është mundur të shmanget një tragjedi te banorët, banesat e të cilëve janë jo më shumë se 300 metra larg pusit të naftës. Banorët tregojnë se shpërthimet e gazit dhe flakët kanë vazhduar për rreth 4 orë dhe është shkaktuar panik.
Situata është normalizuar vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas korrespodentit të NEËS 23 në vendngjarje në mëngjes nuk janë ndjerë më shpërthime. Punonjësit e prodhimit të naftës kanë rrëfyer për gazetarin se pusi prej vitesh nuk shfrytëzohej më pasi nuk kishte me prodhim nafte. Ata shpjegojnë se shpërthimi i gazit mund të ketë ardhur si pasojë e riaktivizimit të shtresave nëntokësore .

(s.g/NEWS24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›