E Shtunë, 31 Tetor 2026

”The Guardian”: Autoritetet e Kosovës kundër statusit “protektorat”



Gazeta londineze “The Guardian”, në artikullin me titull “Konfrontimi qëndron ende në Ballkan”, përveç të tjerave shkruan se nëse dikush kishte menduar se çështja e Kosovës kishte mbaruar, një grindje në OKB këtë javë sjell në kujtesë se problemet e vjetra ekzistojnë dhe gjithmonë shpërthejnë. “Është problem i madh për rajonin dhe një më i madh për Europën”, - pohon gazeta, duke shtuar se udhëheqësit e Kosovës po ngrihen kundër statusit “protektorat”, megjithëse jo kundër ndihmës së BE-së dhe ndihmës në fushën e sigurisë. “Kjo përpjekje për të vënë në dukje të drejtat sovrane mund që në një moment të bëjë që Prishtina të hedhë poshtë autoritetin e OKB-së”, - citon gazeta. “The Guardian” citon një analiste që thotë se qëllimi i Beogradit është të pengojë njohje të tjera të Kosovës. “Nuk mendohet se BE-ja do të bjerë dakord për anëtarësimin e Serbisë pa një zgjidhje të qartë për të gjitha palët për çështjen e Kosovës”, - është shprehur profesoresha Xhudi Bat nga Universiteti i Birmingamit, duke shtuar se çështjet e Kosovës duket se po ndikojnë në Ballkanin Perëndimor.

26 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›