E Shtunë, 31 Tetor 2026

The Pink Panther 2, aventurat e policit në ekranin e kinemasë

Tre vjet pas episodit të parë The Pink Panther, inspektori Zhak Kluzo (Jacques Clouseau) kthehet me aventurat e tij të bujshme. Pikërisht këtë fundjavë në kinema Millennium shfaqet simpatiku i pamohueshëm Stiv Martin (Steve Martin) i cili për herë të dytë luan personazhin e krijuar nga  Blejk Eduards( Blake Edëards). Dedektivi i ngathët i policisë franceze duhet të rigjejë thesaret legjendare që janë vjedhur, mes të cilëve edhe diamantin e kuq.
Për ta ndihmuar në detyrën e re do ti duhet një ekip me detektivë nga e gjithë bota, përpos artit të tij të veçantë për të zgjidhur çështjet.  Në këtë vijim të prodhimit të vitit 2006, regjisorin Shaun Levi (Shaën Levy) e zëvendëson Harald Zuart (Harald Zwart) ndërsa protagonisti mbetet po ai; Stiv Martin. Personazhi i Blejk Eduards të cilin Stiv Martin e përkufizon "një Hamlet të komedisë " është i interpretushëm nga shumë aktorë gjatë këtyre viteve, por në fakt vetëm tani po gjen dimensionin e vet në ekranin e madh. Dhe ndonëse gjithçka duket e superkonsumuar për vetë faktin se aventurat e inspektorit francez kanë nisur udhëtimin e tyre që në vitin 1963,  mjafton vetëm sigla e njohur e hapjes, një përzierje magjike mes motivit të Henry Mancini dhe kartonit të animuar për të sjellë në humor të mirë publikun. Të shkakton të qeshura që nga fillimi e deri në fund duke lënë pas sprova të shumta në vite, përfshirë edhe provën e parë të Stiv Martin në vitin 2006. Regjisori di të shfrytëzojë dinamikën e kinemasë pa zë duke i bërë një rilexim personazhit pa harruar origjinën e tij, por duke i hequr edhe atë lëkurë vjetërsie që ndoshta rrezikonte ta mbyste. Aventurat pasojnë njëra tjetrën me ritëm të plotë ekuilibri i komedisë arrin të ruhet mjaft mirë sipas kritikës.  Personazhi disi karikaturial dhe ekcentrik  është interpretuar me mjeshtëri Steve Martin i cili me fizikun e tij mjaft shprehës duket se po i reziston kohës duke rigjetur entuziazmin e duhur për të mbajtur pas vetes publikun që gjithnjë e më shumë po kalon përmasat e fansave të tij dhe po bëhet heterogjen. Me pak fjalë The Pink Panther 2 është një nga ata filma që mund të shihet nga të gjithë dhe që të bën të dalësh nga kinemaja me një buzëqeshje që do të kujtohet gjatë. Pink Panther ka krijuar tashmë një histori të tijën, brenda historisë së kinematografisë amerikane. The Pink Panther 2, është vijimi i suksesit botëror të vitit 2006. Ai rikthen në ekran Steve Martin i cili luan në rolin e policit të ngathët francez Jacques Clouseau. Kur grabiten objekte shumë të rëndësishme nga e gjithë bota, përfshirë edhe Diamantin e Kuq, inspektori Dreyfus (John Cleese) është i detyruar që tia dorëzojë Clouseau një skuadre ekspertësh dhe detektivësh ndërkombëtarë, që duhet të zbulojnë kush është hajduti i sendeve te zhdukura. Kështu bashkë me prodhimin e këtij viti bëhen plot dhjetë filma. Fama e Pink Panther është shtrirë edhe në filmat e animuar duke krijuar një serial më vete për fëmijë. The Pink Panther 2 është shfaqur premierë më 6 shkurt dhe aktualisht po shfaqet në pjesën më të madhe të botës, ndërsa kalendari i premierave të tjera vazhdon edhe gjatë muajit prill e maj. Publiku shqiptar ka mundësinë të ndjekë këtë komedi në të njëjtën kohë me publikun europian dhe më gjerë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›