E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri Kombëtar Festivali i të Rinjve, premierat turne në qytete të vendit

Projekti, këtë vit do të menaxhohet nga Teatri Kombëtar i ndarë në disa faza
Teatri Kombëtar shpall të hapur aplikimet për Festivalin e të Rinjve, një projekt ky i cili u krijon mundësi regjisorëve të rinj që të shfaqin vlerat e tyre në skenën teatrore. Ky projekt edhe këtë vit do të menaxhohet nga Teatri Kombëtar dhe është i ndarë në disa faza, ku përfshihet zhvillimi dhe dorëzimi i projekteve, vlerësimi e në fund zbatimi dhe shfaqja e tyre. Si edhe edicionet e kaluara festivali do të zhvillohet në muajin tetor për të vijuar më tej me një turne në disa qytete të vendit. Ky projekt është konceptuar si konkurs që u jep mundësinë artistëve të rinj të regjisë, skenografisë, kostumografisë dhe aktrimit të debutojnë krijimet e tyre në skenën e TK, me qëllim zbulimin dhe evidentimin e talenteve të rinj, të paafirmuar më parë, të cilët do të rigjenerojnë trupën dhe do të sjellin risi më këtë zhanër.

Impakti i këtij projekti është ndikimi i drejtpërdrejtë në integrimin e artistëve të rinj në institucionet publike të artit, mundësimin e konkurrencës mes të rinjve më të spikatur dhe rritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve publike kombëtare të kulturës për krijimin e hapësirave në shërbim të artistëve të rinj. Nga zyra shtypit pranë Teatrit Kombëtar bëhet e ditur se këtë vit, do të jenë përfitues 6-7 projekte dhe fondi publik i akorduar nga MTKRS është 5,5 milionë lekë. Për vitin 2009, përpos Festivalit të së Rinjve, i cili kurorëzohet me shpalljen e veprës fituese dhe përfshirjen e saj në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtar, është menduar që premierat të kryejnë një turne në disa nga teatrot e rretheve të vendit dhe kjo në funksion të njohjes dhe afirmimit të artistëve të rinj edhe në teatrot e qyteteve kryesore. Veprat do të vihen në skenë nga regjisorë të rinj, të cilët do të konkurrojnë për më të mirin e këtij festivali teatror. Edicioni I viit të klauar I tetatrot të të Rinjve u mbajt në muajin tetor në ambientet e Teatrit Kombëtar. Nga pesë fitues, vetëm një projekt i përkiste dramës shqipe.                                                      Projektet fituese ishin: Mikael Kalemi, vepra Kthesa nga Tarket Dorst, 6 milion lekë, Irvin Muçaj, vepra Pluhuri mbi parvaz nga Astrit Cani, 7milion lekë, Juli Sinani vepra Over there nga Morun Motok, 6 milion lekë, Eglantina Cenomeri vepra Knepp nga Jorge Godenberg,7 milion lekë dhe Erion Hinaj vepra Kamerieri memec nga Harold Pinter,6 milion lekë. Nga 12 projektet e paraqiturav ititn ekaluar , juria e përbërë nga drekjtori i TK Kristaq Skrami, aktori Bujar Asqeriu, Fatjon Dragoshi dhe Herida Duro, përfaqësues të MTKRS-së si dhe Indrit Çobani (regjisor-aktor) përzgjodhën më të mirët e mundshëm.                           Ajo që u vu re vitin e kaluar në projektet e paraqitura ishte tendenca drejt veprave të dramaturgëve të mëdhenj, pak dramaturgji kombëtare dhe cilësi më pak. Ndërkoëh që në festivalin evitit të kaluar fitues u shpall regjisori Erion Hinaj me dramën Kamarieri memec, shkruar nga Harold Pinter. Ndrësa Saimir Braho dhe Gentian Zenelaj që interpretuan në dramën "Kthesa", u vlerësuan me çmimin si aktorët më të mire,ndrëkoëh që Besart Kolonja mori çmimin "Skenografi më i mirë". Fondit Publik për të Rinjtë 2008, projekt i financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për shkak të një buxheti më të vogël akorduar nga Ministria e Kulturës, edicionin e kaluar pati më pak shfaqje në festivalin e të rinjve, që u zhvillua në muajin tetor në Teatrin Kombëtar. Kjo e fundit, përpos fondit prej 4 milionë lekësh të reja, pra një milion më pak se viti 2007, kishte paravendosur numrin e fituesve.

*********************************************************************
Ky projekt është konceptuar si konkurs, që u jep mundësinë artistëve të rinj të regjisë, skenografisë, kostumografisë dhe aktrimit të debutojnë krijimet e tyre në skenën teatrore me qëllim zbulimin dhe evidentimin e talenteve të rinj......

Last Updated on Saturday, 21 March 2009 21:39

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›