Thellohen konfliktet mes mazhorancës dhe kryeprokurores
14/02/2011 Kreu i kuvendorëve të PD-së, Patozi, sulmon Ramën për rrjedhjen e informacioneve të hetimit
“Arrestimi i 4 gardistëve të tjerë pa asnjë hetim dhe provë është veprim me sfond të pastër politik”
Publikimi në medie i informacioneve të hetimit nga Prokuroria si për ngjarjen e 21 janarit, ashtu dhe për hetimin e videopërgjimit Meta–Prifti ka thelluar më tej konfliktin mes mazhorancës dhe prokurores së përgjithshme Ina Rama. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, përmes një komunikimi për mediet dënoi deklaratat e dy ditëve më parë të kryeprokurores Rama. Kjo e fundit ka garantuar se, kur të dhënat e hetimit kanë qenë të administruara nga prokurorët dhe oficerët gjyqësorë të çështjes, nuk ka ndodhur që të ketë pasur rrjedhje informacioni mbi procesin hetimor, duke theksuar se të dhënat mbi të cilat është mbështetur media janë marrë në ato raste kur gjatë procesit hetimor kanë qenë të përfshirë edhe institucione të tjera, si Policia e Shtetit, ekspertë të kriminalistikës apo të mjekësisë ligjore. Këtë deklaratë Patozi e cilësoi “të pacipë”. “Prokurorja e Republikës Ina Rama i lejoi vetes të sulmonte institucionet kushtetuese më të rëndësishme dhe më përfaqësuese të vendit, duke i shtuar një kapitull të ri rolit të saj të shëmtuar në trajtimin e grushtit të dështuar të shtetit. Përmes një deklarate të pacipë zonja që drejton akuzën në Shqipëri guxoi ta drejtonte gishtin pikërisht mbi institucionet që rezistuan dhe bënë të dështojë dhuna dhe barbaria e 21 janarit, e cila planifikonte përmbysjen e qeverisë legjitime të kësaj mazhorance”, - tha Patozi në fjalën e tij. Kreu i kuvendorëve demokratë e kritikoi shefen e akuzës edhe për drejtimin e gishtit prej saj te Kuvendi si përgjegjës për nxjerrjen e informacionit për kërkesën e Prokurorisë për marrjen nga Kuvendi të autorizimit për procedim ndaj deputetëve Ilir Meta dhe Dritan Prifti. “Sepse Prokurorja e Përgjithshme, që ka kurajë të sulmojë Parlamentin, është në fakt përgjegjësja e vetme për nxjerrjen e përditshme të çdo elementi të hetimit për grushtin e shtetit, të cilin ajo dhe të tjerë e konsiderojnë thjesht si ngjarja në bulevard”, - deklaroi deputeti demokrat, duke e akuzuar për implikim politik dhe amoralitet profesional.
Arrestimi i gardistëve
PD-ja e ka quajtur veprim me sfond të pastër politik vendimin e Prokurorisë për të arrestuar katër gardistët. “Më duhet të shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë edhe për vendimin e saj të fundit për arrestimin e 4 gardistëve të tjerë, pa asnjë hetim dhe provë që të mbështesë dyshimin”, - tha Patozi.
Berisha për Ramën
“Donkishotë” i ka cilësuar nga Durrësi kryeministri Berisha ata që duan të marrin pushtetin me dhunë. Ai mori pjesë në meshën e mbajtur në katedralen e Shën Luçisë me rastin e riatdhesimit, pas 94 vjetësh, të eshtrave të rilindësit dom Nikollë Kaçorri. Eshtrat e imzot Kaçorrit deri tani preheshin në Vjenë të Austrisë. “Sot na del para ndonjë Haxhi Qamil, sërish bërtet Rroftë baba, por këta janë donkishotë të historisë. Hapin, vullnetin, vendosmërinë tonë për të ecur drejt Evropës nuk do të mund ta pengojë asgjë”, - tha Berisha.
Ftesa e Forumit Rinor të Partisë Demokratike
Koncert festiv më 20 shkurt për rënien e diktaturës
Dy ditë pas protestës së paralajmëruar nga Partia Socialiste kundër qeverisjes aktuale të kryeministrit Berisha, Forumi Rinor i Partisë Demokratike fton qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në ceremoninë festive me rastin e 20-vjetorit të shembjes së bustit të diktatorit Hoxha. Forumi Rinor i Partisë Demokratike në bashkëpunim me Këshillin Rinor Shqiptar, Këshillin Studentor dhe organizatat rinore të shoqërinë civile kanë marrë përsipër të organizojnë për këtë përvjetor koncertin e madh festiv pikërisht mesditën e ditës së diel, më datën 20 shkurt. “Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptare të marrin pjesë. Ftojmë të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare, që e kanë përjetuar ose jo shembjen e simbolit të diktaturës shqiptare dhe fillimin e rrugëtimit evropian të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të rinjtë e Shqipërisë do të festojnë shembjen e bustit të diktatorit në një koncert të madh festiv me këngëtarët më të njohur shqiptarë. Ditën e diel, datë 20 shkurt, ora 12:00, në sheshin Nënë Tereza në Tiranë”, - njoftoi përmes një njoftimi për mediet deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani. Ndërkohë më 18 shkurt opozita e bashkuar ka parashikuar të zhvillojë protestën e radhës me qytetarë, mbështetës dhe simpatizantë të saj në emër të një qeverisjeje më të mirë, që sipas opozitës parashikohet të vijë përmes zgjedhjeve të parakohshme.
Kreu i LSI vlerëson nga koraca ish kreun e PS-së, Nanon për drejtimin e partisë
Kërkesa për heqjen e imunitetin, Meta sulmon kryeprokuroren
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, një ditë pas publikimit të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të atij dhe deputetit Dritan Prifti e ka quajtur kryeprokuroren Ina Rama “aktore politike në shërbim të një klani të caktuar”. Ai ndodhej në qytetin e Korçës për turin e tij paraelektoral dhe një pjesë të fjalimit të tij ia kushtoi opinionit për rolin e institucionit të prokurorisë, gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me të, duke përdorur një gjuhë të ashpër. “Është publikuar në medie kërkesa e prokurores së shtetit, e cila, për fat të keq, edhe në këtë rast sikurse edhe në raste të tjera tregon se nuk është prokurore e shtetit, se është një aktore politike në shërbim të një klani të caktuar, se nuk ka asnjë vullnet për të hetuar në lidhje me videon e dhënë në emisionin Fiks-Fare”, - tha Meta në fjalën e tij. Referuar akuzës tjetër të organit të akuzës, e ngritur mbi deklaratat e deputetit Prifti, për kreun e LSI-së kjo është një standard që vetëdënon kryeprokuroren Rama. “Në rast se prokurorja e përgjithshme, vendos këtë standard, atëherë ajo duhet të japë dorëheqjen sepse pak vjet më parë është akuzuar publikisht se ka marrë një shumë prej disa qindra mijëra euro për emërimin e një prokurori. Ajo është përfaqësuesja e akuzës së shtetit dhe ka për detyrë që çdo akuzë ta vërë mbi prova, mbi fakte dhe jo mbi intriga të thurura në ambiente që nuk kanë asnjë lidhje me moralin e shtetit”, - vijoi Meta. Kryesocialisti Rama ishte shigjetimi i radhës në fjalën e kreut të LSI-së. Ky i fundit për të dënuar aktet e papërgjegjshme të tij, kryesisht nxitjen e dhunës më 21 janar, bëri një paralelizëm me kohën kur PS-ja drejtohej nga Fatos Nano. “PS-ja e kishte kryetarin në burg në fillim të viteve 90, i cili ishte burg politik, por asnjëherë nuk nxiti dhunë, asnjëherë nuk sulmoi Policinë e Shtetit, asnjëherë nuk rrëmbyen hunjtë, gurët, bombat molotov kundër institucioneve”, - deklaroi ai.