Topi: Zgjedhjet nuk shtyhen

Askush mos te ketë iluzione për shtyrjen e datës se zgjedhjeve vendore e përcaktuar ne 8 maj. Mbi këtë mesazh është përqendruar takimi i presidentit te republikës me ambasadorin e OSBE-së ne Tirane Wolfarth, i iniciuar nga vete kreu i shtetit. Ne njoftimin zyrtar te presidencës pas takimit qe u zhvillua pa praninë e mediave Bamir Topi citohet te ketë thënë: ?Vzhdimi i axhendës integruese evropiane të Shqipërisë si dhe përmbushja e suksesshme e projekteve madhore që ka ndërmarrë vendi ynë, shtrojnë si domosdoshmëri që këto zgjedhje të mbahen në afatin e përcaktuar ligjor, që infrastruktura zgjedhore të jetë plotësisht e ndërtuar dhe funksionuese, që të jenë të lira, të ndershme e të drejta duke mos humbur më kohë të vyer, siç ishte tejkalimi i afatit të 8 shkurtit për emërimin e komisionerëve të KZAZ-ve, sepse askush nuk duhet të ketë iluzione për shtyrjen e mundshme të tyre.? Ne njoftim thuhet se edhe kreu i OSBE-së Wolfarth ndau te njëjtin qëndrim me atë te kreut te shtetit, për përgatitjen dhe zhvillimin ne kohe te zgjedhjeve te pritshme vendore. Sipas Wolfarth faktorët politike shqiptare duhet te përgatisin se bashku këto zgjedhje pa humbur kohe, ne mënyrë qe qytetaret te gëzojnë frytet e standardeve demokratike. Por deklaratat për mos shtyrjen e datës se zgjedhjeve vendore, vijnë ne kulmin e krizës politike ne vend, shkak i se cilës ishte dhe mbetet akuza e opozitës për vjedhje te votave nga mazhoranca ne votimet e 28 qershorit 2009. Pak kohe me pare edhe lideri i se majtës Edi Rama paralajmëroi se zgjedhjet vendore nuk kane kuptim te mbahen ne kushtet aktuale ku ndodhet vendi dhe mungesës se dialogut mes PS dhe PD. Ndërsa mazhoranca ka deklaruar se do te hyje ne votime edhe pa opozitën. Nga ana e tyre ndërkombëtaret kane bere thirrje qe zgjedhjet e 8 majit te mos bojkotohen, por PS-ja dhe PBDNJ-ja ende nuk kane paraqitur ne KQZ emrat për anëtarët e KZAZ-ve. Kreu i komisionit Arben Ristani ka kërcënuar opozitën se do t?i zëvendësoje anëtarët qe mungojnë me persona jashtë politikes.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?JCV8o3Oin4s","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}