Skandali, arbitri gjykon i dehur

Në Bjellorusi një gjyqtar i pirë gjykon një ndeshje të Ligës së parë. Skandali merr përmasa edhe më të mëdha teksa bëhet fjalë për Sergej Shmolik, gjyqtar ndërkombëtar i FIFA-s. Lajmin e jep gazeta bulevardekse ruse "Komsomolskaja Pravda", që ka publikuar edhe foto të gjyqtarit të pirë, i cili ka argëtuar tifozët e shumtë me shfaqjet akrobatike të rrëzimit tij të tij në fushë gjatë takimit midis Vitebsk dhe Novopolzok (1-1). Gjyqtari më i mirë bjellorus i vitit 2005 u rrëzua në mënyrë spektakolare në mes të fushës në minutën e 70-të. Shmolik, pohoi më pas se kishte pirë vetëm pas ndeshjes, ndërkohë që pas kontrollit mjekësor ai kishte vlera të larta të alkoolit në gjak. Në javët e ardhshme Federata Bjelloruse e Futbollit do të marrë edhe një vendim në lidhje me gjyqtarin Shmolik, i cili ka më shumë se 272 ndeshje në Ligën e parë bjelloruse.