E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavluçenko, alternativa e të mëdhenjve

Në podiumin e zbulimeve të Euro 2008-s, ka vend edhe për Andrei Arshavinin e Roman Pavlycenkon, dy sulmuesi e Rusisë së Gus Hidinkiut. I pari, fantazist, i lidhur me një transferim në Premier Ligën angleze apo Primera Division në Spanjë, edhe pse Zenit St.Petërsburg kërkon një shumë të jashtëzakonshme për kartonin e tij. I dyti, sulmuesi i Spartakut të Moskës, është më i mundur të përfundojë në një nga ekipet më të mira të Europës, edhe për shkak se kartoni i tij nuk kushton shumë. Sipas gazetës angleze "Times", Milani është në kërkim të sulmuesi me karakteristikat e Adebajor. Për togolezin e ardhmja te Milani duket shumë larg, pasi cmimi i vendosur nga Arsenali kap shumën e 36 milionë sterlinave. Alternativa rezervë mbetet ajo e sulmuesit të Spartakut të Moskës, i cili është në shitje për një shumë më të vogël, e llogaritur në 18 milionë euro. Për Pavlucenkon të interesuar janë disa klube të mëdha, përfshirë Romën në Itali e Barcelonën në Spanjë. Ekipi i Romës është duke vlerësuar të gjitha hipotezat e mundshme, edhe pse si objektiv të parë ka rumunin Adrian Mutu. Edhe Totenhemi në Angli është duke vlerësuar blerjen e Pavlucenkos, pasi synon të shesë të Liverpuli, Robi Kinin.
SKEDA
Emri: Roman Pavlucenko
Lindur në Mostovskoy, më 15 dhjetor 1981
Klubi: Spartak i Moskës
Lartësia: 191cm
Pesha: 79kg
Roli: sulmues
Përqindjet për Pavlycenkon
Milani 30%
Roma 25%
Barcelona 25%
Totenhem 20%

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›